|
KLUBI I ADMINISTRIMIT PUBLIK
Duke e parë të nevojshme themelimin e Klubit te Administratimit Publik pran Universitetit tonë,
Unioni i Studentëve me 21 Janar 2008 formoi KLUBIN E ADMINISTRIMIT PUBLIK.
Arsyet e themelimit janë të shumta. : Rritja e vetëdijes së studentëve për drejtimin e tyre, si dhe mundësia e përsosmëris profesionale mbi vlerat e mirëfillta të këtij drejtimi.
KUSH JANË ANTARËT E KLUBIT ?
Studentët e Fakultetit të Administrimit Publik në Universitetin e Evropës Juglindore, të cilët janë të interesuar dhe përkushtuar për eksperiencë profesionale, për të krijuar dhe zhvilluar ide të ndryshme mbi profesionin e tyre për të ardhëmen dhe për të pasur qasje më të afërt në fushën e Administrimit.
CILAT JANË OBJEKTIVAT/AKTIVITETETE ARDHSHME TË KLUBIT ?
Objektivat e Klubit të Administrimit Publik janë :
1 ) Klubi i Administratorëve si objektivë kryesore do të ketë që të veproj si një Opozit e fuqishme ne punën e administratës së Univerizitetit si dhe të mbykqyrë punën statusore të Unionit.
2) Projektet e ndryshme për vizitë nëpër institucionet e ndryshme, me të vetmin qëllim që të mundë të shohim për së afërmi punën administrative të institucionit përkatës që do të vizitohet.
3) Anketat dhe Evaluimet e ndryshme që do të bëhen në kuadër të Unionit të Studentëve dhe të Universitetit , Klubi i Administrimit Publik do të jetë ai cili do të ndjek në përpikshmëri iniciativat e këtilla.
4) Gazeta Zyrtare ,është e drejtë e cdo qytetari të dijë se cilat ligje miratohen nga Kuvendi ,po ashtu është objektiva e radhës të këtij klubi që do ta realizoj në bashkpunim me Unionin e Studentëve dhe Klubin e Juridikut.
Pasi në Univeristetin tonë ekzistojnë fakultete ku ligjërohen lëndë të ndryshme Kushtetuese,ku si objektë studimi kanë Kushtetutën.Prandaj do kërkojm që në Universitetin tonë të sjellet GAZETA ZYRTARE e Republikës së Maqedonis.
ÇKA PËRFITOJNË STUDENTËT ?
Studentët të cilët janë anëtar të Klubit do të përfitojnë në mënyra të ndryshme nga klubi duke: Ndjekur ligjerata nga profesorë vizitorë që do të ligjërojnë për tema specifike, Mundësi punësimi nga organizatat partnere që do ti kemi, Përdorur resurset e Klubit, Krijimin e kontakteve që do tju ndihmojnë në të ardhmen, Marur pjesë nëpër seminare dhe projekte të ndryshme, angazhim në punën e gjërë të unionit , visit nëpër institucionet e ndryshme.
|