| |
|
|
 |
 |
KLUBI MENAXHMENTIT |
 |
 |
| |
 |
|
Menaxhmenti si një ndër degët ekonomike më të rëndësishme që zgjon interesim të posaçëm tek studentët, përshkak të natyrës së saj që kërkon vëmendje kreativitet, organizim të mirë, përpunim të të saktë të informatave, udhëheqës të mirë si dhe mundësia që për raste të caktuara të kërkohen zgjidhje të reja.
KUSH JANË ANËTARËT E KLUBIT ?
Studentët e Fakultetit të Administrim Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore, të cilët janë të interesuar dhe përkushtuar për eksperiencë profesionale, për të krijuar dhe zhvilluar ide biznesore dhe për të pasur qasje më të afërt në komunitetin e biznesit dhe tregun e punës.
CILAT JANË OBJEKTIVAT/AKTIVITETETE ARDHSHME TË KLUBIT ?
1) Krijimin e Revistës javore të Menaxhmentit
2) Shkrimi i projekt propozimeve të cilat do t’ju ofron studentëve përfshirje/kontribut në komunitetin e biznesit.
3) Krijimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompanitë lokale duke ju ofruar atyre: Plane biznesore, analiza financiare, strategji veprimi, ngritje të shitjeve, marketing “gojë më gojë” prezentime promocionale, reklamim, llogo, zhvillim të Web-siteve,
4) Pozicionim në tregje lokale etj.
5) Menaxhim të projekteve ekzistuese dhe hulumtimeve të studentëve duke
ofruar: Eksperience, lidhje biznesore, arkivë të librave elektronik dhe softverë të biznesit.
ÇKA PËRFITOJNË STUDENTËT ?
Studentët të cilët janë anëtar të Klubit do të përfitojnë në mënyra të ndryshme nga klubi duke: Ndjekur ligjerata nga profesorë vizitorë që do të ligjërojnë për tema specifike të biznesit, Mundësi punësimi nga kompanitë partnere, Përdorur resurset e Klubit, Krijimin e kontakteve që do tju ndihmojnë në të ardhmen. |
|
 |
|
|
|
|