|
“Konventa
Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut” Edhe “Ti” je i mbrojtur!
Si ti drejtohemi
Gjykatės dhe cilat janė ēėshtjet qė mund tė gjykohen?

1.
ORIGJINA E KONVENTĖS
Ministrat e
Punėve tė jashtme tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės mė
4 nėntor 1950 u takuan ta nėnshkruajnė Konventėn pėr Mbrojtjen e
tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore (Konventa Europiane
pėr tė Drejtat e Njeriut: ECHR). Qėllimi i tyre ishte t’i
vendosnin themelet pėr njė Europė tė re tė cilėn shpresuan ta
ndėrtojnė mbi gėrmadhat e kontinentit tė rrėnuar nga luftėrat.
Sot pas 50 vjetėve, suksesi i tyre ėshtė evident. Konventa,
megjithėse e vetmja nė mes tė traktateve pėr tė drejtat e
njeriut ėshtė mė e zhvilluara dhe mė e shqyrtuara. Institucionet
qė konventa i krijoi, Komisioni Evropian dhe Gjyqi pėr tė
Drejtat e Njeriut nė Strasburg kanė siguruar model inspirues pėr
sistemet tjera tė tė drejtave tė njeriut.
Kėshilli i
Europės e ngėrtheu ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut shpejt pas
themelimit pėr dy arsye. Fillimisht, siē u nėnkuptua, ishte
pėrvoja e zymtė nėpėr tė cilėn Europa kaloi gjatė viteve qė i
paraprijnė krijimin e Kėshillit. Shumė shtetas tė epokės sė pas
luftės ishin tė inkuadruar nė lėvizjen e rezistencės ose u
gjendėn nė burgje gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe ishin tė
vetėdijėshėm pėr nevojėn e ndalimit tė ēfardo paraqitje tė
sėrishme tė diktaturės nė Europėn Perėndimore. Ata e dinin se
derisa tė drejtat e njeriut janė tė respektuara, demokracia
ėshtė e siguruar dhe rreziku nga diktatura e lufta ėshtė i
largėt.
Arsyeja e dytė
pėr angazhimin e Kėshillit tė Europės nė tė drejtat e njeriut
ishte konflikti ideologjik nė mes Lindjes dhe Perėndimit dhe
faktorėt qė ndikuan nė krijimin e tij. Ishte ajo kohė kur vendet
Europiane ishin shumė tė vetėdijėshme pėr komunizmin dhe pėr
sfidėn qė paraqet prandaj e ndjenin nevojėn pėr riafirmimin e
parimeve tė besimit tė tyre politik.
Per t’iu
bashkangjitur Konventės, shteti duhet te jetė anėtar i Kėshillit
tė Evropės. Pėr shumė vite kjo kėrkesė kishte efekt tė
pėrjashtimit tė shumė shteteve tė Europės Lindore si dhe Spanjės
dhe Portugalisė. Mirėpo, kjo e fundit iu bashkangjit Kėshillit
dhe e miratoi konventėn kur erdhi nė fuqi qeveria demokratike
dhe me mbarimin e Luftės sė Ftohtė tė njėjtėn gjė e bėnė edhe
Polonia dhe shtetet e tjera tė ish bllokut komunist. Shume
shtete mund ta bėjnė tė njėjtėn gjė nė tė ardhmen.
Konventa
Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut, qė nga krijimi nė vitin
1950, e deri mė 1998 kur ėshtė bėrė ndryshimi i fundit ka kaluar
nė njė proces shtimi tė protokolleve dhe modifikimit pėr arsye
pėrmirėsimi.
Pėrmbajtja e
konventės
1.
E drejta pėr jetė ( Neni
2).
2.
Ēlirimi nga tortura
dhe trajtimi johuman dhe degradues ose dėnimi(Neni 3).
3.
Ēlirimi nga
skllavėria dhe robėria( Neni 4)
4.
E drejta pėr liri dhe
siguri tė personit ( Neni 5)
5.
E drejta pėr gjykim tė
drejtė ( Neni 6)
6.
Mbrojtja dhe
retroaktiviteti i ligjit penal ( Neni 7)
7.
E drejta pėr respekt tė
jetės private dhe familjare, shtėpisė dhe korespondencėes(Neni
8)
8.
Liria e mendimit,
vetėdijes dhe religjionit ( Neni 9)
9.
Liria e shprehjes (
Neni 10)
10.
Liria e mbledhjes
dhe asocimit ( Neni 11)
11.
E drejta pėr martesė dhe
vendosje tė familjes. ( Neni 12)
12.
E drejta pėr mjete efektive
nėse e drejta e dikuj ėshtė e shkelur( Neni 13)
13.
E drejta e posedimit dhe e
mbrojtjes sė pasurisė
14.
E drejta pėr shkollim dhe e
drejta e prindėrve per dhenien e ketij shkollimi nė pėrputhje me
bindjet e tyre fetare e filozofike.
15.
E drejta pėr tė marė pjesė
nė zgjedhjet e lira tė organeve tė pushtetit,keto qėdo
tėorganizohen nėintervale kohore tėarsyeshme.
16.
Ndalohet privimi nga
liria pė shkak tėborxhit
17.
Parashikohet liria e
qakullimit tė lire dhe zgjedhjes sė vendbanimit.
18.
Ndalohet perjashtimi
i shtetasve tė vet
19.
Ndalohe pėrzėėnia e
tė huajve
20.
Ėshtė hequr dėnimi
me vdekje
21.
E drejta e shtetasit tė
huaj qėe tė mos debohet nė bazė tė vendimit tė marrė nė pajtim
me ligjin
22.
E drejta e personit tė
dėnuar pėr vepėr penale tė paraqesė gjykatės mė tė lartė qė ta
rishqyrtoje dėnimin e tij
23.
E drejta pėr zhdėmtim tė
personit qė ėshtė dėnuar me gabim gjyqėsor
24.
E drejta tė mos ndiqet dy
herė pėr tė njėjten vepėr, dhe
25.
Barazia e tė drejtave dhe
pėrgjegjėsive midis bashkėshortėve pėrsa i pėrket tė drejtave
dhe detyrave reciproke juridiko-civile.
I.
CILAT JANĖ ĒĖSHTJET QĖ MUND TĖ TRAJTOJĖ GJYKATA?
1. Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut ėshtė njė
institucion ndėrkombėtar qė, sipas disa kushteve, mund tė
pranojė kėrkesat e personave tė cilėt ankohen pėr shkelje tė tė
drejtave tė garantuara nga Konventa Europiane e tė Drejtave tė
Njeriut. Kjo Konventė ėshtė njė traktat nėpėrmjet tė cilit shumė
shtete tė Europės janė angazhuar tė respektojnė disa tė drejta
themelore tė individėve. Kėto tė drejta janė formuluar nė vetė
Konventėn, si edhe nė katėr protokolle, Protokolli shtojcė dhe
Protokollet Nr° 4, 6, e 7 tė cilat njė pjesė e shteteve i kanė
nėnshkruar. Ju rekomandohet tė njiheni me kėto tekste dhe me
rezervėn qė i shoqėron.
2. Nėse ju vlerėsoni qė njė prej Shteteve, ka shkelur nė
dėmin tuaj njė nga kėto tė drejta themelore, ju mund tė ankoheni
pėr kėtė nė Gjykatė. Kjo mund tė trajtojė vetėm ankesat nė
lidhje me shkeljen e tė drejtave tė formuluara nė Konventė dhe
nė Protokollet duke pėrjashtuar tė gjitha tė tjerat. Ajo nuk
ėshtė njė gjykatė apeli ndaj gjykatave kombėtare dhe nuk mund as
tė anullojė dhe as tė ndryshojė gjykimet e tyre. Po ashtu, ajo
as nuk mund tė ndėrhyjė nė favorin tuaj drejtpėrsėdrejti pranė
autoritetit pėr tė cilin ju ankoheni.
3. Gjykata mund tė pranojė kėrkesa vetėm nėse ato
drejtohen kundėr njėrit prej shteteve nėnshkruese dhe pjesė tė
Kėshillit tė Europės dhe nėse ato kanė tė bėjnė me ngjarje mė tė
vona se njė datė e caktuar. Kjo datė ndryshon sipas Shtetit tė
paditur dhe sipas faktit nėse kėrkesa konsernon njė tė drejtė tė
formuluar nė vetė Konventėn apo nė njė nga Protokollet.
4. Ju mund tė ankoheni nė Gjykatė vetėm pėr aktet e njė
autoriteti publik (Parlament, administratė, gjykata etj.) tė
njėrit prej kėtyre shteteve. Gjykata Europiane e tė Drejtave tė
Njeriut nuk mund tė merret me ankesat e drejtuara kundėr
personave tė veēantė, ose institucioneve private.
5. Pėrpara se t'i drejtoheni Gjykatės, ju duhet tė keni
ndjekur nė Shtetin e paditur, tė gjitha rekurset qė do tė kishin
mundur tė sillnin ndreqjen e situatės pėr tė cilėn ju ankoheni.
Ju duhet, pėr shembull, t'i jeni drejtuar juridiksionit mė tė
lartė kompetent (por nėse ankoheni pėr njė gjykim, konkretisht
pėr njė dėnim, nuk ėshtė e nevojshme qė pasi tė keni ndjekur
rekurset e zakonshme gjyqėsore tė bėni pėrpjekje pėr tė siguruar
rishikimin e procesit). Gjatė ndjekjes sė kėtyre rekurseve ju
duhet tė keni respektuar rregullat e procedurės, pikėrisht
afatet qė ato parashkruajnė. Nėse, pėr shembull, rekursi juaj
ėshtė hedhur poshtė si i vonuar, apo pėr mosrespektim tė njė
rregulli tė kompetencės ose tė proēedurės, ka tė ngjarė qė
Gjykata tė mos e shqyrtojė ēėshtjen tuaj.
6 Pasi autoriteti mė i lartė
kombėtar kompetent ka dhėnė vendimin e tij, ju dispononi njė
afat prej gjashtė muajsh pėr t'ju drejtuar Gjykatės. Nėse ankimi
juaj ka tė bėjė me njė dėnim, afati fillon duke u nisur nga
vendimi pėrfundimtar sipas rendit normal tė rekurseve dhe jo
duke u nisur nga refuzimi i mėvonshėm i njė kėrkese tė mundshme
pėr rishikim. Gjykata nuk do tė mund tė shqyrtojė ankesėn tuaj
nėse pėrpara skadimit tė kėtij afati prej gjashtė muajsh, ju nuk
i keni paraqitur asaj qartė arsyet e ankimit tuaj, tė paktėn nė
njė formė tė shkurtuar.
I. SI DUHET T'I DREJTOHENI GJYKATĖS?
7. Nėse vlerėsoni qė arsyet e ankimit tuaj kanė tė bėjnė me
shkeljen e njė nga tė drejtave tė garantuara nga Konventa ose
nga njėri prej Protokolleve dhe se kushtet e pėrshkruara kėtu mė
sipėr plotėsohen, dėrgoni mė parė tek Sekretari i Gjykatės njė
letėr qė pėrmban tė dhėnat e radhitura nė pikėn e mėposhtme. Kjo
letėr duhet t'i drejtohet:
Le Greffier de la
Cour europenne des Droits de l'Homme
Conseil de l'Europe
F-67075 STRASBOURG CEDEX
8. Letra juaj duhet tė pėrmbajė:
a. njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė
arsyeve tė ankimit tuaj;
b. citimin e sė drejtės ose tė tė drejtave tė garantuara nga
Konventa dhe qė i vlerėsoni se janė shkelur;
c. rekurset qė keni ndjekur;
d. listėn e vendimeve tė dhėna pėr ēėshtjen tuaj nga njė
autoritet publik, duke saktėsuar pėr ēdo vendim: datėn,
pėrmbajtjen e tij tė pėrmbledhur dhe autoritetin qė e ka dhėnė.
Bashkangjitini letrės tuaj njė kopje tė kėtyre vendimeve. (Kėto
dokumente nuk do t'iu kthehen. Si rrjedhim ėshtė nė interesin
tuaj tė dėrgoni vetėm kopje dhe jo origjinale).
9. Sekretari i Gjykatės do t'ju pėrgjigjet. Do t'ju kėrkohen
ndoshta dokumente, tė dhėna ose shpjegime plotėsuese lidhur me
ankimin tuaj. Mund t'ju informojnė mbi mėnyrėn se si ėshtė
interpretuar tashmė Konventa nė raste tė ngjashme dhe nė rastin
kur pranimi i ankesave tuaja ndeshet nė njė pengesė evidente do
t'iu tėrhiqet vėmendja mbi kėtė pikė. Nė tė kundėrt, Sekretari
nuk mund t'ju informojė mbi dispozitat ligjore nė fuqi nė
Shtetin pėr tė cilin ju ankoheni.
10. Nėse nga korrespondenca juaj me Sekretarin del qė ankesa
juaj mund tė regjistrohet si njė kėrkesė nė Gjykatė dhe nėse ju
dėshironi qė ajo tė jetė e tillė, Sekretari do t'ju dėrgojė
formularėt qė pėrdoren pėr tė paraqitur formalisht kėrkesėn tuaj.
Pasi t'i keni plotėsuar dhe drejtuar ato Sekretarit, kėrkesa
juaj do t'i paraqitet Gjykatės.
11. Ju do tė viheni nė dijeni tė ecurisė sė procedurės nga
Sekretari. Kjo procedurė, tė paktėn nė fillim, zhvillohet me
shkrim. Kėshtu qė ju nuk keni pse tė paraqiteni nė selinė e
Gjykatės.
12. Nėse ėshtė e mundur, ngarkoni njė avokat tė paraqesė
kėrkesėn tuaj. Mė vonė, gjatė procedurės, nėse duhet, ju mund tė
merrni ndihmė gjyqėsore nė qoftė se nuk dispononi mjetet pėr tė
shpėrblyer njė avokat. Por kjo ndihmė nuk mund tė jepet qė nė
momentin e paraqitjes sė kėkesės.
Rėndėsia e Konventės
Konventa
Europiane ka rėndėsi shumė tė madhe ngase ėshtė dokumenti i parė
qė rregullat deklarative i ka shndėrruar nė rregulla
kontraktuese, ka paraparė njė mekanizem i cili ka pėr tė
siguruar zbatimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut
ndėrmjet shumė subjekteve tė njė regjioni dhe nė fund hyrja nė
Kėshillin e Europės kushtėzohet me repektimin e tė drejtave tė
njeriut.
Konventa Europiane pėrmban 10 tė drejta qė kanė qėnė tė parapara
nė Deklaratatėn e Pėrgjithshme pėr tė drejtat e njeriut tė cilat
nė esencė i takojnė grupit tė tė drejtave dhe lirive
tradicionale civile e politike. Me Konventė cdokujt brenda
juridiksionit tė kėtyre shteteve i garantohet: siguria
personale, liria nga skllavėrimi ose nga gjėndja e ngjashme me
skllavėri, liria nga burimi arbitrar, paraburgimi apo
pėrjashtimi, liria nga pėrzierja arbitrare nė jetėn private dhe
nė familje, banesė dhe korrespondencė, liria e bindjes,
mendimit, e fesė etj.
Gjatė
historikut te Konventės Europiane pėr tė drejtat e njeriut ka
pasur njė numėr tė madh rastes te cilat janė zgjidhur nga
Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Qė nga rasti i
parė, rasti Laėless, i vendosur me 1961, pasojnė shumė
raste tė tjera si Rasti i Greqisė,Rasti Golder, Rasti
Luedicle, Belkacem dhe Koē, Rasti Marckx, Rasti Muller, Rasti
Campbell dhe Cosans, Rasti Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali.(9)
Keto jane
rastet mė karakteristike dhe mė tė njohura mes shumė rastesh.
Ekstrati i rasteve kryesore nuk mund ta prezantojė fotografinė e
plotė tė njė jurisprudence jashtzakonisht tė begatshme, mirėpo
mund tė sigurojė njė bazė tė pėrcaktuar se cilat ndėrhyrje mund
tė kryen nga pėrvoja e Konventės Europiane.
Gjithashtu
ėshtė interesante qė tė shėnohet se janė paraqitur probleme tė
natyrės sė ndryshme duke i inkuadruar pėrafėrsisht tė gjitha tė
drejtat dhe liritė e mbrojtura me Konventėn dhe Protokollet e
saj.
Pėr mė tepėr,
e drejta e mbėshtetur nė rastet e mėparshme tregon se asnjė
shtet nuk mund tė jetė imun ndaj mbikqyrjes qė tė kontrollon
nėse aranzhmanet e vendit pėrputhen me obligimet qė i kanė
pranuar me traktatet pėr mbrojtjen e tė drejtave te njeriut. Ēdo
shtet qė e ka pranuar tė drejtėn pėr ankesė individuale ėshtė
paditur para Komisionit dhe shumica e tyre janė paditur edhe nė
gjyq. Administrata ka mundėsi tė gabojė edhe pėr ato shtete tė
cilat padyshim kanė histori tė pasur nė mbrojtjen e lirive
civile.
Kjo lavdatė
sugjeron dy pėrfundime. E para, se sistemi i mbikqyrjes
ndėrkombėtare, si ai i Konventės Europiane, ėshtė e nevojshme
dhe e detyrueshme edhe pėr shtetet qė e respektojnė sundimin e
ligjit dhe posedojnė garancė kushtetutare pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė njeriut dhe lirive themelore. Konventa ėshtė sistemi
mė efektiv ndėrkombėtar pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut
qė kanė qenė ndonjėherė tė prezantuara nė botė.
Sistemi
Europian ka qenė i aftė tė funksionojė nė mėnyrė efektive, sepse
qeveritė relevante kanė pasur vullnet tė bashkėpunojnė me
organet qeveritare dhe me tė vėrtetė kanė dashur qė tė sigurojnė
ushtrimin efektiv tė tė drejtave tė njeriut mbrenda territorit
tė tyre. Problemet qė vijnė ne Strasburg sado qė janė tė
rėndėsishme pėr individėt relevant, pėrveē disa pėrjashtimeve,
janė margjinale krahasuar me shkeljet masive dhe flagrante tė tė
drejtave tė njeriut qė paraqiten nė pjesėt tjera tė botės.
Rrjedhimisht, mbetet shumė punė pėr tė kryer para se tė mund tė
shpresojmė pėr t’i parė aranzhmanet rajonale pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė njeriut, te krahasueshme me sistemin Europian nė
pjesėt e tjera tė botės.
Lejla Dika
|