Sponzorët
 
 
     
 
 
     
 
 
     
  
   

KLUBI I JURIDIKUT

Arsyet e formimit të këtij klubi janë të shumta: Ritja vetëdijes së studenteve për degën e Drejtesisë si dhe dhënia e mundsisë së shprehjes së talentit dhe aftësive të tyre në lëmin e Jurispodencës.
Klubi i juridikut u themelua më 21 Janar 2008, dhe vepron në kuadër të Unionit të Studentëve të këtij Universiteti.

KUSH JANË ANËTARËT E KLUBIT ?

Studentët e Fakultetit të Drejtësis në Universitetin e Evropës Juglindore, të cilët janë të interesuar dhe përkushtuar për eksperiencë profesionale, për të krijuar dhe zhvilluar ide të ndryshme mbi të drejtën dhe për të  pasur qasje më të afërt në fushën e Jurispodencës.

CILAT JANË OBJEKTIVAT/AKTIVITETETE ARDHSHME TË KLUBIT ?

Objektivat kryesore te Klubit te Juridikut :

1) Klubi i juridikut me aktivitet e veta do të mundohet që në mënyr sa më të shpejt të  bëjë nje "rringjallje të studentëve të Juridikut".
Këtë freskim Klubi i Juridikut do ta arrij me projektet dhe  aktivitetet e ndryshme të parapara në lëmijnë e drejtësis.Do te kontribojmë që në këtë fakultet të mos ketë vetëm  mësimnxënie në mënyrë teorike por
do të kerkojmë që të ketë edhe praktil.

2) Seancat e Improvizuar është edhe një ndër objektivat dhe aktivitetet e Klubit të Juridikut.
Kjo ide është shumë e mirpritur nga studentët pasi është vërejtur një interesim i madhë për të dijtur se si zhvillohet një seanc gjygjësore.Do të bëjmë improvizim të  Seancave gjygjësore.
Ku studentët do kenë mundësin që të shohin për së afërmi se si zhvillohet një seancë gjygjësore.

3) Gazeta Zyrtare ,është e drejtë e cdo qytetari të dijë se cilat ligje miratohen nga Kuvendi ,po ashtu  është objektiva e radhës të këtij klubi që do ta realizoj  në bashkpunim meUnionin e Studentëve dhe Klubit të Administratimit Publik.
Pasi në Univeristetin tonë ekzistojnë fakultete ku ligjërohen lëndë të ndryshme Kushtetuese,ku si objektë studimi kanë Kushtetutën.Prandaj do kërkojm që në Universitetin tonë tësjellet GAZETA ZYRTARE e Republikës së Maqedonis.

ÇKA PËRFITOJNË STUDENTËT ?

Studentët të cilët janë anëtar të Klubit do të përfitojnë në mënyra të ndryshme nga klubi duke: Ndjekur ligjerata nga profesorë vizitorë që do të ligjërojnë për tema specifike , Mundësi punësimi nga organizatat  partnere që do ti kemi, Përdorur resurset e Klubit, Krijimin e kontakteve që do tju ndihmojnë në të ardhmen, Marur pjesë nëpër seminare dhe projekte të ndryshme

 
 
   Copyright © South East European University Student Union 2007.     Ndërroni gjuhën: Anglisht | Maqedonisht