STUDENTËT ME PAK VENDE TË MUNDSHME PËR PUNË PRAKTIKE
Hapësira e pamjaftueshme për punë praktike në Unibank
Problematika e mos pranimit të studentëve të UEJL-së por edhe të studentëve të tjerë të fakultetit të USHT-së , sipas drejtorit Fadil Kasami qëndron në hapësirën e pamjaftueshme që disponon Uni Bank.
Tetovë, 22 tetor - Studentët e Administratës së Biznesit para përfundimit të fakultetit e kanë për detyrë që të bëjnë edhe punë praktike. Mirëpo studentët hasin në probleme të shumta gjatë gjetjes së punës praktike. Gjatë bisedës me disa studentë të administratës së Biznesit, kishte ankesa se UniBanka që gjendet në Tetovë nuk I ka pranuar në lokalet e saja për të bërë punë praktike. Drejtori I qendrës për zhvillimin e biznesit Evzal Rakipi deklaroi për “CAMPUS”, se për herë të parë dëgjon për këtë problematik. “Deri më tash asnjë student nuk ka ardhur tek ne për të treguar se një bankë e ka refuzuar që të bëjë punën praktike. Deri tash studentët tonë punën praktike e kanë kryer në Stopanska Banka për shkak se me këtë bankë kemi një marrëveshje,” tha Rakipi.
Sipas, Rakipit ata kanë tentuar para dy vitesh që të bëjnë një marrëveshje me Unibank-ën por nuk kanë patur përgjigje kthyese.
Ndërkohë edhe përgjegjësja e Qendrës së Karrierës Zana Zeqiri u shprehë se një ankesë e tillë deri më tani nuk është bërë. “ Jo tani për tani nuk është paraqit ndonjë student për të thënë se nuk ka qenë I pranuar nga ndonjë bankë. Faktikisht me Unibankën nuk kemi marrëveshje dhe këtë bankë e kemi thirr në konferenca të ndryshme por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje,” u shprehë Zeqiri.
Menaxheri përgjegjës I Uni Bankës Tetovë, Fadil Kasami siguroi se nuk është problem që të mos pranohen studentët e UEJL-së por hapësira nuk është e mjaftueshme për të bë një punë të tillë. “Nuk kemi pranuar student as të Universiteteve tjera përveç të UEJL-së, pasi që hapësira që është në bankë nuk është e mjaftueshme për ti përkushtuar vëmendje praktikantit.
|