28 NËNTORI EDHE NË UEJL
Studentët e UEJL-së e festojnë Ditën e Flamurit me një koktel të organizuar nga Unioni i Studentëve
Ndonëse dita e organizimit të festës ishte para ditës së duhur,por për shkaqe dhe rrethana objektive,data 26 e Nëntorit të 2008-ës,e konsumoi datën 28 dhe njiherit i përkujtoj të gjithë se edhe studentët din të festojnë festa shqiptare,edhe studentët e UEJL-së kanë ndjenja të zjarrta kombëtare.
Mes duartrokitjeve të flakta nga të ftuarit dhe studentët,u dëgjua zëri i një vajze e cila uroj mirëseardhjen e të gjithëve atë ditë dhe i ftoi të gjithë të shihnin një filmim të shkurtër të historisë tonë,duke filluar nga historia e Skënderbeut e deri tek Adem Jashari. Ai film i shkurtër shpaloste momentet më kulmore të historisë shqiptare,tregonte se me shekuj të tërë kemi qenë dhe jemi shqiptar,ndonëse të shtypur e të djegur nga dora e shumëkujt,akoma jemi këtu. Këtu ku kanë qenë Skënderbeu, Azem e Shote Galica, Hasan Prishtina, Abdyl Frashri, Ismail Qemali,Isa Boletini,Luigj Gurakuqi,këtu ku jo shumë gjatë ranë Jasharajt,e trimat e Kumanovës e Tetovës,këtu ku në vend të luleve lulëzonte gjaku,por gjaku i shqiptarit e ujiti këtë dhe,i bëri lulet të çelin petalet më të bukura,i bëri fushat të gjelbërojnë,e malet të qëndrojnë kryelartë,ashtu si vet legjendat e shqiptarisë.
Festa ende vazhdonte. Pas një referati të shkurtër kushtuar kësaj dite,u dëgjua tingulli i fortë e i bukur i daulles,e cila lajmëronte fillimin e vallës së bukur shqipe,valles së përgatitur nga SHKA.“Shpresa“-Velesht-Strugë,e cila me ritmin dhe hapat e saj e kënaqi zemrën e çdo kujt që e shihnin.
Duke vazhduar kënga,vallja e gëzimi,të pranishmit u shërbyen me një koktej të pasur ushqimor,të shtruar nga Unioni i Studentëve të UEJL-së. Si gjithmonë në çdo festë dhe datë të shënuar Unioni i Studentëve është ai i cili bënë organizime të tilla dhe të paharruara.
E kështu ishte ajo pasdite. Kështu festuan të gjithë. Kështu kaloi festa e bukur e flamurit tonë.
Urime dhe gëzuar 28 Nëntorin dhe Zoti e bekoftë shqiptarinë...
|