Sponzorët
 
 
     
 
 
     
 
 
     
  
   

 

KLUBI I MARKETINGUT

Arsyet e formimit të këtij klubi janë të shumta: Ritja vetëdijes së studenteve për degën e Marketingut, si dhe dhënia e mundsisë së shprehjes së talentit dhe aftësive të tyre. Jemi dëshmitar se Marketingu gjithnjë e më shumë po bëhet vendimtar në suksesin e kompanive, prandaj edhe Ata i kushtojnë rëndësi të veçantë pikërisht sektorit të Marketingut.

KUSH JANË ANËTARËT E KLUBIT ?

Studentët e Fakultetit të Administrim Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore, të cilët janë të interesuar dhe përkushtuar për eksperiencë profesionale, për të krijuar dhe zhvilluar ide biznesore dhe për të pasur qasje më të afërt në komunitetin e biznesit dhe tregun e punës.

Siandra Hasani
Nora Salihi
Hana Demiri
Floreta Bexheti



CILAT JANË OBJEKTIVAT/AKTIVITETETE ARDHSHME TË KLUBIT ?

1) Krijimin e Revistës javore të Marketingut
2) Shkrimi i projekt propozimeve të cilat do t’ju ofron studentëve përfshirje/kontribut në komunitetin e biznesit.
3) Krijimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompanitë lokale duke ju ofruar atyre: Plane biznesore, analiza financiare, strategji veprimi, ngritje të shitjeve, marketing “gojë më gojë” prezentime promocionale, reklamim, llogo, zhvillim të Web-siteve,
4) Pozicionim në tregje lokale etj.
5) Menaxhim të projekteve ekzistuese dhe hulumtimeve të studentëve duke
ofruar: Eksperience, lidhje biznesore, arkivë të librave elektronik dhe softverë të biznesit.


ÇKA PËRFITOJNË STUDENTËT ?

Studentët të cilët janë anëtar të Klubit do të përfitojnë në mënyra të ndryshme nga klubi duke: Ndjekur ligjerata nga profesorë vizitorë që do të ligjërojnë për tema specifike të biznesit, Mundësi punësimi nga kompanitë partnere, Përdorur resurset e Klubit, Krijimin e kontakteve që do tju ndihmojnë në të ardhmen.

 

 
 
   Copyright © South East European University Student Union 2007.     Ndërroni gjuhën: Anglisht | Maqedonisht