|
Gazetari pėrgjumur akuzon studentėt!
Reagim:
Lidhur me shkrimin e Gazettės suaj tė datės 11 shkurt, tė
gazetarit z. Arben Zeqiri me titull “Studentėt po flenė gjumė”.
Nė tė cilin shkrim ėshtė manipuluar nė mėnyrėn mė tė paturpshme
me kinse deklaratat e dy kryetarėve tė dy shoqatave joqeveritare
“Realiteti” dhe “Illyricum Libertas” tė cilėt
gazetari i juaj i pyet pėrmes telefonit tė prononcohen pėr
Organizatat e studentėve. Ajo qė dėshirojmė t’ia pėrcjellim
opinionit tė gjerė por edhe gazetarit tuaj si edhe gazettės suaj
lidhur me kėtė, ėshtė:
Pikė sė pari ky shkrim pėr nga niveli ėshtė jashtė ēdo standardi
gjuhėsor pėr komunikim publik: duke filluar nga titulli e deri
nė fund. Po jua themi troē se nga ne si lexues nuk e keni lejen
qė tė na terorizoni deri nė kėtė masė me shkrime tė kėtilla. E
themi kėtė sepse me hartime tė kėtilla ne nuk mund tė
regjistrohemi as nė shkollė tė mesme se jo mė nė Universitet,
apo tė marrim notė kaluese. E shfrytėzojmė rastin tė jua themi
kėtė sepse me shkrime tė kėtilla ulet standardi kulturor i krejt
njė kombi dhe ne nuk mund tė jemi indiferent ndaj kėsaj dukurie.
Pra, ne jemi ata qė duhet tė kėrkojmė pėrgjegjsi nga gazetari i
juaj e jo ai nga ne.
Sė dyti: ky shkrim ėshtė jasht ēdo standardi professional tė
gazetarisė. Gjithashtu jasht ēdo parametri tė etikės gazetare.
Po habitemi se si Redaktorėt e Gazetės lejojnė gjėra tė kėtilla
qė e ulin tepėr poshtė edhe besueshmėrinė e vetė gazetės. Kėto
janė gjerat fundamentale profesionale me tė cilat njė mjet
informimi duhet ta fitojė “kreditin” pėr fjalėn e lirė. Nuk
besojmė se nė kėto gjėra fundamentale tė profesionit ju pėrzihet
dikush.
Sė treti: si tema ashtu edhe esenca e kėtij shkrimi janė
vetėm njė manipulim, ku merren fjalėt e njė muhabeti pėr
telefoni dhe radhiten sipas qejfit me prapavijė tė caktuar. Si
duket gazetari i juaj nuk ka tjetėr detyrė pėrveē se tė thirre
nė telefon njerėz dhe me muhabete tė lira telefonike ta mbushe
normėn e tij si gazetar. Gazetari i juaj nuk i ka marrė kėto
prononcime as nė ndonjė Konferencė pėr shtyp tė prononcuesve e
as nė ndonjė formė tė ligjshme. Kėshtu as gazetari lodhet as
gazeta ka shpenzime, tė gjitha bėhen prej telefoni dhe shtyllat
mbushen vetėm me fjalėt e tjerėve.
Sė katėrti: nuk shohim kurfarė logjike qė gazetari tė
kėrkojė prononcim tė OJQ-ve pėr punėn e organizatave studentore
e as OJQ-tė kanė pse tė prononcohen lidhur me kėtė.
Askush nuk ka tė drejtė tė prononcohet nė kėtė mėnyrė pėr tjerėt
pėrveē se pėr punėn e vet. Ndėrsa sa u pėrket studentėve ata
para sė gjithash u pėrgjigjen prindėrve tė vet qė po i
financojnė me shumė sakrifica dhe askujt tjetėr. Prandaj
gazetari i juaj logjikisht duhet tė kėrkojė prononcime nga
prindėrit tonė lidhur me ne. Pra ne duhet tė mėsojmė sa mė shumė
dhe tė mbarojmė provimet sa mė parė, qė tė punėsohemi dhe pastaj
tė marrim pėrgjegjsi tė vėrteta. Ndėrsa Organizatat e studentėve
janė formuar dhe funksionojnė mbrenda Universiteteve me qėllim
qė studentėt tė mund t’i realizojnė tė gjitha tė drejtat pėr
studim dhe tė drejtat tjera qė u takojnė. Edhe pse Organizata e
jonė e studentėve ballafaqohet me shumė probleme tė mbrendshme
dhe natyrisht humbim shumė kohė pėr kėtė, megjithatė pėrpiqemi
tė jemi sė paku solidar me ata qė kanė pėrgjegjsi mė tė mėdha se
ne, ndėr ta edhe OJQ-tė e pėrmendura. Veēanėrisht ne si Union i
Studentėve tė UEJL-it kemi bashkėpunuar dhe gjithmonė jemi
solidarizuar me iniciativat e OJQ-ve tė pėrmendura. Prandaj nuk
shohim arsye qė ata duke e ditur se studentėt tani janė nė kohėn
e provimeve dhe tė shpėrndarė, tė pėrfitojnė nga rasti tė na
akuzojnė nė kėtė mėnyrė. Ne thjeshtė nuk e besojmė kėtė se kėto
OJQ janė prononcuar kėsisoji. Por edhe nėse po ne nuk kemi
ndonjė pėrgjegjsi ndaj tyre, si po mendon gazetari juaj.
Pėrveē kėsaj, po ia pėrkujtojmė kėtij gazetari si edhe tė gjithė
atyre qė ende nuk e dinė se ky popull 20 vite me radhė pėr ēdo
dy vite e bile edhe mė shpesh ka dalė nė zgjedhje dhe ka votuar
pėrkatėsisht ka zgjedhur njerėz tė cilėt e kanė kėrkuar votėn
tonė pėt tė marrė pėrgjegjėsi shumė tė mėdha: t’i pėrfaqsojnė
interesat e krejt njė populli(deputetė, ministra, drejtorė, etj,
etj). Ky popull e paguan shumė shtrejt luksin e tyre. Ky popull
gjithashtu paguan edhe shumė intelektualė, institucione e
organizata tjera prej tė cilėve duhet tė kėrkojė pėrgjegjsi,
pėrpara se tė kėrkojė prej studentėve. Pra borxh mund tė kėrkoni
vetėm atje ku keni me marrė.
Pra e nderuara Gazetė, kėto “prononcime” tė gazetarit tuaj nuk
janė prononcime por manipulim me prapavijė tė menduar mire.
Prandaj kjo mėnyrė e marrjes nėpėr gojė tė studentėve dhe
kėrkimi pėrgjegjsi nga ata pse nuk i bėhen nėnė e babė krejt njė
populli, nuk ėshtė vetėm formė infantile mentale por diēka mė
keq. Studentėt vėrtetė gjithmonė kanė qenė pararendės tė
historisė por tė drejtėn pėr tė kėrkuar nga ata atė qė duhet ta
bėjnė tjerėt, nuk e ka askush.
Ndėrsa kjo mėnyrė e manipulimit me prononcime ėshtė jo pėr
reagim por pėr ndjekje penale.
Me Respekt,
Unioni i Studentėve tė UEJL-it
|